Luftë mercenarësh në Ukrainë?
Gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurisë në vend, presidenti rus Vladimir Putin citohet të ketë thënë edhe që ai mbështet planin për t’i dorëzuar rebelëve separatistë në Ukrainë armët që i janë sekuestruar ushtrisë vendase gjatë atij që Rusia e quan “operacion special”.
Sipas ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, janë rreth 16 mijë vullnetarë nga Lindja e Mesme që janë gati të luftojnë krah forcave ruse. “Nëse ata duan të vijnë me dëshirën e tyre, jo për para, të ndihmojnë njerëzit që jetojnë në Donbass, atëherë duhet t’u japim atë që duan dhe t’i ndihmojmë që të mbërrijnë zonat ku ka luftime”, citohet të ketë thënë Putin.
Edhe Ukraina u ka bërë thirrje të huajve që duan t’i bashkohen Legjionit Ndërkombëtar, të aplikojnë në ambasadat e Ukrainës në vendet e tyre. Në këtë legjion kanë mbërritur rreth 20 mijë të huaj, nga 52 shtete të ndryshme të botës.