Luftë ndaj Ukrainës? Shefi i diplomatisë ruse: Nuk do ta lejojë Perëndimin që të…

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergeĭ Lavrov thotë se Moska nuk do të fillojë një luftë kundër Ukrainës, por as nuk do ta lejojë Perëndimin që të dëmtojë interesat e saj sigurisë. ”Ama ne nuk do të lejojmë që të shkelen me arrogancë dhe të injorohen interesat tona”.

Tensionet janë rritur javët e fundit lidhur me Ukrainën, ndërsa Moska ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa pranë fqinjit të saj. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre të NATO-s janë të shqetësuar se Moska mund të jetë duke u përgatitur për sulm.

Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur të ketë ndonjë plan të tillë, por ka kërkuar që NATO-ja të premtojë se Ukraina nuk do të lejohet kurrë të anëtarësohet dhe që aleanca të tërheqë trupat dhe pajisjet e saj ushtarake nga Evropa Lindore.

SHKARKO APP