“Luftë” në New Jersey, mbyllen shkollat

Amerika është bërë dëshmitare e një lufte mes bandave dhe policisë. Një oficer policie dhe të paktën pesë persona të tjerë kanë vdekur në një betejë me armë që ndodhi Jersey City, të New Jersey-t.

Dy policë të tjerë u plagosën gjithashtu gjatë incidentit, i cili arriti kulmin kur dy të armatosur u futën brenda një dyqani.

Disa shkolla dhe biznese lokale u mbyllën përkohësisht. Ende nuk dihet motivi i kësaj beteje me armë që shkaktoi 6 viktima. Bëhet e ditur që nuk dyshohet për sulm terrorist.

Autoritetet identifikuan policin që humbi jetën. Ai ishte Joseph Seals, 39 vjeç, i cili ishte pjesë e një programi të gjerë shtetëror për konfiskimin e armëve të paligjshme.

SHKARKO APP