Luftë tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë

Presidenti i SHBA, Donald Trump vijoi me planin e tij të vendosjes së tarifave ndaj produkteve të importuara dhe këtë herë iu drejtua mallrave kineze. Uashingtoni njoftoi vendosjen e një takse prej 25 përqind për produktet kineze që hyjnë në tregun amerikan.

Lufta tregtare këtë herë është zhvendosur mes dy ekonomive më të mëdha në botë, ndërsa Pekini menjëherë njoftoi se do të kundërpërgjigjej në të njëjtën mënyrë.

Trump paraqiti një listë prej më shumë se 800 importeve strategjikisht të rëndësishme nga Kina që do të ishin subjekt i një tarife prej 25 përqind, të cilat do të hyjnë në fuqi në dy faza.

Swiss Digital Desktop Reklama

Faza e parë nis më 6 korrik dhe aplikohet për një shportë prej 515 produktesh, ndërsa pjesa tjetër do të nisin të taksohen në një moment të dytë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria e Tregtisë e Kinës tha se do të përgjigjet me tarifat “të së njëjtës shkalle dhe forcë” dhe se çdo marrëveshje e mëparshme tregtare me Trump ishte “e pavlefshme”.

Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua tha se Kina do të vendoste tarifat 25 përqind në 659 produkte amerikane, kryesisht në importet bujqësore dhe industrisë së rëndë, dy fusha që njihen si mbështetësit më të mëdhenj të Donald Trump gjatë fushatës dhe presidencës së tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?