Luftëtarët braktisin ISIS: Ku janë femrat e makinat luksoze?
Terroristët e Shtetit Islamik janë duke braktisur grupin terrorist, për shkak se nuk kanë marrë femrat, makinat apo mallrat e luksit, që iu ishin premtuar.
Dhjetëra dezertorë janë zemëruar pasi utopia xhihadiste nuk ekziston.
Ata thonë se kanë gjetur atje një zonë të frikshme lufte.
Që prej janarit janë të paktën 58 xhihadistë që janë arratisur dhe kanë folur publikisht, raporton një organizatë studimore me qendër në Londër.
Disa prej tyre janë zhgënjyer nga cilësia e jetës.
Kryesisht xhihadistët perëndimorë thonë se nuk mund të jetonin në një vend ku nuk ka energji elektrike dhe mallrat bazikë për të jetuar.
Të tjerë thonë se ishte mashtrim joshja se aty ka femra dhe makina luksoze.
Disa dezertorë kanë mbetur të zhgënjyer edhe nga brutaliteti dhe korrupsioni i ISIS.
Studimi është publikuar nga Qendra për Studime mbi Radikalizimin dhe Dhunën Politike më qendër në “King’s College” në Londër.
Në rapoort thuhet se dezertimet kanë dobësuar ndjeshëm imazhin e ISIS si një organizatë e bashkuar, kohezive dhe e përkushtuar ideologjikisht.
Studiuesit kanë shqyrtuar rastet e 58 dezertorëve- 51 meshkuj dhe shtatë femra.