“Lufthansa”: Nuk kemi asnjë tregues mbi motivet e bashkëpilotit për kryerjen e kësaj tragjedie

Nuk ekziston as treguesi më i vogël për arsyet që e kanë shtyrë bashkëpilotin e Airbusit A320 të kompanisë gjermane ”Germanwings” të shkaktojë rrëzimin e avionit, deklaroi sot Carsten Spohr, kreu i ”Lufthansa”-s, kompania kryesore nga e cila varej ”Germanwings”. “Edhe në endrrat më të këqija, nuk do të kishim mundur ta imagjinonim që një tragjedi e tillë mund të ndodhte në ndërmarrjen tonë”, theksoi kreu i ”Lufthansa”-s në një konferencë shtypi. “Ne jemi të tronditur këtu tek ”Lufthansa” dhe ”Germanwings”, nënvizoi presidenti i kompanisë. “Ne nuk kemi asnjë tregues për shkaqet që e kanë shtyrë pilotin të kryejë këtë akt të tmerrshëm”, nënvizoi Spohr, dy orë pasi drejtësia franceze zbuloi se bashkëpiloti, Andreas Lubitz, 28 vjeç, ka shkaktuar pa asnjë dyshim në mënyrë të qëllishme rrëzimin e avionit që u aksidentua të martën në Alpet franceze, me 150 persona në bord. “Ne vetëm mund të dyshojmë mbi motivacionet e pilotit për momentin”, shtoi kreu i kompanisë. “Asnjë sistem në botë nuk mund ta pengojë një akt të tillë të bashkëpilotit”, nënvizoi ai. “Kushdo qofshin masat e sigurisë që mund të kemi në një kompani, kushdo qofshin procedurat shtrënguese, asgjë nuk mund të pengojë një akt të tillë të izoluar”, theksoi ai. Kreu i ”Lufthansa”-s, edhe vetë ai ish-pilot, këmbënguli mbi arsimimin që kishte, që prej vitit 2008, Andreas Lubitz. Ai e ndërpreu punën për disa muaj, gjashtë vjet më parë për një arsye që Spohr theksoi se nuk kishte të drejtë ta zbulonte. “Por, bashkëpiloti kishte kryer menjëherë të gjitha testet e nevojshme të kualifikimit, përfundoi me sukses studimet e tij dhe ishte 100 për qind i aftë për të pilotuar një avion”, theksoi ai. Andreas Lubitz kishte kryer studimet në shkollën e aviacionit, në veri të Gjermani, më pas në Phoenix, në SHbA. Të riut me origjinë nga rajoni Rhenanie-Palatinat (jugperëndim), i shte dashur të priste 11 muaj pas përfundimit të shkollës para se të fillonte pilotimin e një avioni, një periudhë jo e pazakontë”, sipas ”Lufthansa”-s. Ai ishte bashkëpilot që prej vitit 2013 në Airbusin A320. “Ata që na njohin e dinë që ne i zgjedhim me shumë, shumë kujdes pilotët tanë”, theksoi Carsten Spohr duke shtuar se ”kjo është e nënshkruar në ADN-në tonë”. Procedura e rekrutimit të pilotëve iu lë shumë vend ekzaminimeve psikologjike, shumë testeve mbi kapacitetet teknike dhe referenciale”, nënvizoi ai.

“Ne kemi një besim absolut tek pilotët tane, ata janë dhe mbeten më të mirët në botë. Për Spohr procedura e rekrutimit të pilotëve të kompanisë gjermane është e njohur në mbarë notën dhe një motiv krenarie.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?