Luftime të ashpra mes turqve dhe kurdëve në Siri…

Luftime të ashpra po zhvillohen mes trupave turke dhe forcave kurde në enklavën kurde në Siri.

Siç njofton AP, enklava kurde në pjesën veriperëndimore siriane, është duke u përballur me sulmin e ashpër të forcave turke, të cilët po tentojnë të shuajnë milicinë kurdë, një aleate e SHBA-ve në luftën kundër Shtetit Islamik.

Përleshjet midis trupave turke dhe luftëtarëve kurdë, kërcënojnë zgjerimin e fushës së frontit të ri në luftën siriane, pasi Turqia i është kundërvë aleatit kryesor të Uashingtonit në rajon.

Sulmi i ushtrisë turke filloi të shtunën, duke ngritur tensionet në konfliktin tashmë të komplikuar sirian dhe duke kërcënuar me raportet e mëtejshme mes Turqisë dhe SHBA-ve, të dy aleatë në NATO.

Turqia thotë se synon të krijojë një “zonë të sigurt” të thellë 30 kilometra në Afrin, enklavë e kontrolluar nga kurdët në kufirin e saj.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së caktuar mbledhje për sonte, për të diskutuar situatën në këtë rajon.

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë ushtarake dhe logjistike për një grup të udhëhequr nga kurdët të njohur si Forcat Demokratike të Sirisë, që kryesoi luftën kundër ISIS-it në Siri.

Me humbjen e ISIS-it në Siri dhe Irak, Shtetet e Bashkuara thanë se do të krijonte një forcë kufitare prej 30,000 forcash të anëtarëve ekzistues të kurdëve dhe arabëve, për të siguruar që nuk do të kishte kthim të ISIS-it.

SHKARKO APP