Lukashenko betohet për mandatin e shtatë si President

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko u betua këtë të martë për mandatin e shtatë si president. Ndërkohë organizatat për të drejtat e njeriut e cilësuan sundimin e tij si “antikushtetues”.

Lukashenko i fitoi mbi 86 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të 26 janarit, të cilat u dënuan gjerësisht nga vendet perëndimore si një farsë.

“Ato u zhvilluan në kushtet e një krize të thellë të të drejtave të njeriut, në një atmosferë frike totale të shkaktuar nga shtypja e shoqërisë civile, mediave të pavarura, opozitës dhe të gjithë kundërshtarëve”, thuhet në një komunikatë të përbashkët të dhjetë organizatave bjelloruse për të drejtat e njeriut të martën.

Lukashenko u betua gjatë një ceremonie në kryeqytetin Minsk.

SHKARKO APP