Lukashenko: Kemi përgjuar thirrjet gjermane, Navalny nuk është helmuar. E falsifikuan që Putin mos fusë hundët në Bjellorusi
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko i është vënë kundër BE-së dhe Gjermanisë për helmimin e liderit rus opozitar, Alexei Navalny.
Lukashenko thotë se nuk ka pasur helmim të tij, dhe madje thotë se një telefonatë e përgjuar mes Berlinit dhe Varshavës nxjerr zbuluar se ishte një falsifikim helmimi i tij.
Vetë Presidenti bjellorus, në prani të kryeministrit rus Mishustin i cili vizitoi Minskun tha se forcat e sigurisë së tij kanë përgjuar thirrjet gjermane nga ku dallohet se është e gjitha gënjeshtër.
Më tej ai shton se këtë gënjeshtër BE e sajoi që faji t’i faturohej Putinit dhe ky i fundit mos ndërhyjë në Bjellorusi.
“Nuk kishte asnjë helmim të Navalny. Ata e bënë këtë në mënyrë që të dekurajojnë Putinin që të mos fuste hundën në punët e Bjellorusisë. “- tha Lukashenko.
Teksa për telefonatën e përgjuar ia tregoi vetë Mishustinit, teksa premtoi se do ia dorëzojë provën Rusisë.