Lukashenko-Putin bashkojnë forcat: Perëndimi po nxit trazira

“Perëndimi po nxit trazira”. Kështu thotë lideri i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko i cili të premten takoi homologun rus, Vladimir Putin. Lukashenko ishte në Rusi për bisedime me Putin, i cili shihet si një mbështetje për ish-republikën sovjetike që po izolohet gjithnjë e më shumë.

“Do t’ju tregoj disa dokumente, do ta shihni se çfarë ka ndodhur aty. Është një përpjekje për të destabilizuar vendin si gushtin e kaluar”, u shpreh president i Bjellorusisë.

Bisedimet e profilit të lartë vijnë teksa lideri autoritar bjellorus përballet me një zemërim global për detyrimin e avionit të ulej në Minsk të dielën e kaluar për arrestimin e një gazetari që ndodhej në bord.

Liderja e opozitës bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya i bëri thirrje të premten Bashkimit Evropian që të tregohet më i fortë dhe më i guximshëm në sanksionet ndaj regjimit të Lukashenkos.

SHKARKO APP