Luksemburgu, shtet me 600 mijë banorë, por me kompani “fantazma” që administrojnë gjashtë trilionë euro
Luksemburgu po përballet përsëri me akuzat se është parajsë taksash pasi hetimi “OpenLux zbuloi” se vendi pret “55 mijë kompanish administron pasuri me vlerë të paktën gjashtë trilionë euro”.
Hetimi, i kryer nga gazeta franceze Le Monde dhe partnerë të tjerë të medias, i përshkruan këto kompani si “fantazmë” sepse ato nuk kanë zyra, por as të punësuar.
Sipas pretendimeve, gati 90 për qind e këtyre njësive kontrollohen nga jo-luksemburgas, të tillë si miliarderë, sportistë, artistë, politikanë të rangut të lartë dhe familje mbretërore.
Qeveria e Luksemburgut tha se “kundërshton pretendimet e ngritura në këto artikuj si dhe portretizimin krejtësisht të pajustifikuar të vendit dhe ekonomisë së saj”.
Njoftimi zyrtar e deklaroi kombin si “plotësisht në përputhje me të gjitha rregulloret e Bashkimit Evropian si dhe standardet ndërkombëtare të transparencës”.
Por, përkundër sigurimeve, ekspozimi i OpenLux bëri në mënyrë të pashmangshme tituj në të gjithë botën dhe përforcoi imazhin e Dukatit të Madh si një parajsë taksash, një etiketë e tmerrshme që prej vitesh shoqërohet me vendin e vogël me vetëm 626 mijë banorë.
Polemikat sollën gjithashtu një realitet të pakëndshëm: Mungesa e dukshme e Luksemburgut në listën e parajsave të taksave të BE-së.