FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lula i Brazilit nuk dorëzohet në polici

Ish presidenti i Brazilit Luis Inácio Lula da Silva po mbahet në një ndërtesë në qytetin e tij të lindjes, jashtë San Paolos, pasi nuk është vetëdorëzuar në polici.

72 vjeçari është urdhëruar të dorëzohet pasi është dënuar me 12 vjet burg për korrupsion.

Avokatët e tij thuhet se po negociojnë me policinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa raportime sugjerojnë se ish presidenti mund të dorëzohet të Shtunën, të tjerë mendojnë se ai do të rezistojë gjithë fundjavën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mijëra mbështëtës janë mbledhur jashtë ndërtesës  në Sao Bernardo do Campo ku Lula po qëndron.

Autoritetet theksuan se Lula nuk shihet si një i arratisur përderisa të gjithë e dinë se ku ndodhet.

Lula nga ana e tij është i bindur se dënimi i tij është i motivuar politikisht.

Ai pretendon se e gjitha kjo është sajuar për ta ndaluar ish presidentin të rikandidojë në zgjedhjet e Tetorit, ku mendohet se është pretendenti kryesor për të fituar.

Minuta para mbarimit të afatit, avokatët e tij, e humbën betejën për të mos e futur në burg, ndërkohë që da Silva ka apeluar vendimin.

Gjykatësi federal Sergio Moro dhe vendimin të enjten që ish presidenti Lula duhet të paraqitet në zyrat e policisë federale të premten para orës 17:00 në qytetin jugor të Curitiba-s.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?