Lumi del nga shtrati, balta varros 11 nxënës në një shkollë në Indonezi

Rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet pas reshjeve të mëdha të shiut në ishullin indonezian të Sumatrës kanë lënë të paktën 21 njerëz të vdekur, thonë zyrtarët.

11 prej tyre ishin fëmijë që u varrosën nën baltë kur përmbytjet dhe dherat vërshuan në klasën e tyre në fshatin Muara Saladi. Ndërsa 10 persona rezultojnë të zhdukur.

Më shumë se 500 shtëpi në provincat e Sumatrës Veriore dhe Perëndimore janë dëmtuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Incidenti më vdekjeprurës ishte ai në fshatin Muara Saladi. Fëmijët po studionin të premten pasdite, kur një lumë doli nga shtrati dhe e rrëzoi murin e tyre të klasës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nxënësit u varrosën nga balta dhe muri i klasës,”-tha një zëdhënës.

Ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën trupat e tyre disa orë më vonë. Dhe të paktën një fëmijë është në mesin e 10 të zhukurve.

Evakuimet janë duke zhvilluar në shumë zona, por fshatrat e prekura janë në male dhe mbërritja atje është e vështirë, për shkak të rrugëve të dëmtuara.

Incidentet e tjera:

-Dy trupa u gjetën në një makinë në lagjen Mandailing Natal

-Katër fshatarë mbetën të vdekur pasi rrëshqitjet e tokës goditën rreth 100 ndërtesa në Sibolga.

-Përmbytjet vranë katër të tjerë në rrethin Tanah Datar

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?