Macron: BE-ja të zgjedhë mes fuqizimit ose rrezikut për t’u shkatërruar

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka deklaruar se Bashkimi Evropian ndodhet përballë një momenti vendimtar dhe duhet të përcaktojë nëse do të shndërrohet në një fuqi të plotë globale apo do të mbetet i pambrojtur përballë konkurrencës ndërkombëtare.

Në një intervistë për disa media evropiane, Macron theksoi se zhvillimet e fundit ekonomike globale, veçanërisht rritja e shpejtë e Kinës dhe suficiti i saj tregtar me pjesën tjetër të botës, tregojnë se Evropa nuk mund të vazhdojë të funksionojë vetëm si një treg i hapur.

“Nëse Evropa mbetet thjesht një treg i hapur në të gjitha drejtimet, do të shkatërrohet. Ajo duhet të vendosë nëse është e aftë të bëhet një fuqi ekonomike, financiare, ushtarake dhe demokratike”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Macron, aktualisht Evropa luan kryesisht rolin e rregullatorit global, por nuk ka mjetet e mjaftueshme për të mbrojtur interesat e saj strategjike. Në këtë kuadër, ai paraqiti katër objektiva kryesore për forcimin e Bashkimit Evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së pari, përfundimi dhe thjeshtimi i tregut të përbashkët për të rritur konkurrueshmërinë dhe efikasitetin ekonomik.

Së dyti, diversifikimi tregtar dhe ulja e varësive strategjike, përmes rikthimit të kapaciteteve prodhuese në Evropë. Ai përmendi gjithashtu forcimin e rolit ndërkombëtar të euros, përfshirë zhvillimin e euros digjitale dhe instrumenteve financiare të lidhura me të.

Së treti, promovimi i “preferencës evropiane” në sektorë kyç si industria e çelikut, automobilave, kimisë dhe mbrojtjes, në mënyrë që prodhimi evropian të ketë përparësi në tregun e brendshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?