Macron dhe Brigitte blenë 58 mijë $ pjata, rrjeti shpërthen në indinjatë

Setet e ngrënies në Elysee Palace janë të vjetra. Disa nga pjatat janë të viteve ‘50 dhe disa të tjera të dëmtuara. Kështu që, Presidenti Emmanuel Macron dhe gruaja e tij, Brigitte, shpenzuan plot $58,000 për një set me 1,200 pjata, i cili përmban 300 pjata ngrënieje dhe 900 pjata dekorative.

Pjatat u prodhuan nga fabrika e porcelanit The Sevres dhe kostot do të mbulohe nga buxheti vjetor i Elysee, i cili financohet pjesërisht nga Ministria e Kulturës në Francë. The Sevres ka prodhuar pjata për Elysee që në vitet 1800 dhe vlera në fjalë do t’u shkojë artistëve që dizenjuan pjatat e reja pwrcjell The Washington Post .

Gjithçka mirë e bukur deri këtu. Të mërkurën, gazeta satirike Le Canard Enchaîné zbuloi se pjatat në fakt kanë kushtuar $580,000. Gazeta është vërtet satirike, por prej kohësh ekspozon skandale të politikës franceze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas analizës së tyre, një pjatë e vetme, pikturuar me dorë kushton të paktën $465. Njerëzit në Francë janë të mërzitur dhe me të drejtë. Në të njëjtën kohë, Macron kritikon programet e asistencës sociale dhe shpenzon vlera të tilla lukrative për të blerë pjata. Dikush pyeti pse s’i bleu pjatat tek Ikea dhe pati të drejtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?