Macron merr mbështetjen e Indisë për Marrëveshjen e Parisit
Presidenti francez, Emmanuel Macron mori sot mbështetjen e kryeministrit indian, në përpjekjet e tij për të mbrojtur Marrëveshjen e Parisit për të luftuar kundër ngrohjes klimatike, pas goditjes që erdhi nga tërheqja e SHBA-së.
India është një prej vendeve më ndotës të planetit dhe kryeministri i saj, Narendra Modi gjatë një konference për shtyp të përbashkët me Macron, në Elize u shprej “se është për Marrëveshjen e Parisit dhe se do të punojë në këtë fushë edhe më shumë se marrëveshja”.
“Marrëveshja e Parisit mund të mbrojë brezat e ardhshëm”, theksoi Modi.
“Për mua, për Indianët, mbrojtja e mjedisit, e planetit është një edhe një çështje besimi që ne e kemi mësuar në tekstet e shenjta hinduiste, që ekzistojnë prej mijëra vitesh”, vazhdoi ai.
Për presidentin francez, mbështetja e kreut indian përforcon thirrjen e tij botërore për të mbrotjur Marrëveshjen e Parisit të fundit të vitit 2015, pavarësisht vendimit të Donald Trump që njoftoi të enjten tërheqjen e SHBA-së.
KOHA JONË SONDAZH

