Macron në telashe, policia nis hetimet

Drejtësia franceze njoftoi sot hapjen e një hetimi paraprak kundër Richard Ferrand, një ministër i presidentit francez, Emmanuel Macron.

Ky hetim i hapur në Brest, në perëndim të Francës, ndodhi në po të njëjtën ditë me prezantimin për shtypin të një ligji mbi përmirësimin e etikës politike premtuar nga presidenti i ri në emër të idealizmit.

Javën e kaluar, media zbuloi se Ferrand kishte përfituar nga dhënia e një tregu me qira një kompanie sigurimesh, kur kishte qenë drejtor i përgjithshëm në këtë kompani (1998-2012).

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas këtyre zbulimeve, prokurori i Brest kishte theksuar se faktet nuk përbënin një shkelje dhe nuk mundësoi hapjen e një hetimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas analizimit të elementeve shtesë, ai njoftoi se do t’i kërkonte policisë një hetim paraprak.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?