Macron: Plan mbështetës prej tetë miliardë eurosh për industrinë e automjeteve
Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi sot një plan ambicioz mbështetës për industrinë e automjeteve, prej më shumë se tetë miliardë euro, që parashikon, në mënyrë të veçantë, ta bëjë Francën prodhuesin e parë në Europë të makinave “të pastra”.
“Shteti do të japë mbi tetë miliardë euro ndihmë për këtë sektor”, deklaroi Macron gjatë një vizite në një uzinë për prodhimin e pajisjeve Valeo në Etaples, në veri të vendit.
“Objektivi i kësaj ndihme është ta bëjmë Francën kombin e parë prodhues të makinave të pastra në Europë duke e çuar në më shumë se një milionë në vit prodhimin e makinave elektrike dhe hibride”, nënvizoi Macron.