Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Amerikane, John Kirby, teksa iu përgjigj në një konferencë një pyetjeje mbi propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron për një koalicion ndërkombëtar anti-Hamas, si ai i krijuar për të luftuar ISIS, tha se Amerika ka në fokus ndihmën për Izraelin. “Aktualisht jemi të fokusuar në ndihmën e Izraelit kundër Hamasit”, tha ai. “Konsultat me aleatët dhe partnerët tanë vazhdojnë”, theksoi zyrtari i Shtëpisë së Bardhë.