FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Macron: Putin të ndërpresë përshkallëzimin ushtarak në Siri

Presidenti francez, Emmanuel Macron i bëri thirrje homologut rus, Vladimir Putin t’i kërkonte Damasku ndërprerjen e përshkallëzimit ushtarak në Siri, në kuadër të mbrojtjes së civilëve dhe për të rifilluar negociatat e paqes, theksoi presidenca franceze.

Gjatë një bisede telefonike, Macron i kërkoi Rusisë të ushtronte influencën e plotë ndaj regjimit sirian, për t’i dhënë fund përshkallëzimit ushtarak të konstatuar gjatë muajve të fundit, për të mundësuar mbrojtjen e popullsisë civile, rifillimin e besueshëm të negociatave për një tranzicion politik gjithpërfshirës dhe parandalimin e çdo rishfaqjeje të ISIS-it në rajon”, theksoi Elyse.

“Kjo, për të mundësuar mbrojtjen e popullsisë civile, rifillimin e besueshëm të negociatave për një tranzicion politik gjithëpërfshirës dhe për të parandaluar çdo rishfaqje të ISIS-it në rajon”, nënvizoi Elyse.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?