Kryeministri i Spanjës replikë të fortë ndaj Trump: Nuk na detyron dot të mbështesim luftën
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka një replikë të ashpër ndaj presidentit amerikan Donald Trump që kërcënoi të ndërpriste tregtinë me Spanjën pas refuzimit të Madridit për të lejuar SHBA të përdorë bazat e përbashkëta në Moron dhe Rotafor për sulme në Iran. Kreu i Shtëpisë së Bardhë e quajti Spanjën një partner të tmerrshëm në NATO, që ka dështuar të përmbushë targetin prej 5 për qind në shpenzimet e mbrojtjes. Sanchez tha se kërcënimet e presidentit amerikan nuk do të detyronin Madridin të mbështeste luftën Amerikano-Izraelite në Iran.
Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se sulmet SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit anashkalonin ligjin ndërkombëtar dhe Parisi nuk mund t’i mbështeste ato. Edhe pse Macron bëri përgjegjës për tensionet në Lindjen e Mesme Iranin, kritikat e tij mund ta vendosin në ujëra të nxehtë me presidentin amerikan Trump. Shefi i Elizesë njoftoi gjithashtu se kishte udhëruar zhvendosjen e aeroplanmbajtëses me energji bërthamore, Charles de Gaulle nga Deti Baltik drejt Mesdheut për të ndihmuar në mbrojtjen e aseteve të aleatëve gjatë luftës në Lindjen e Mesme.
”Përballë kësaj situate të paqëndrueshme dhe pasigurive të ditëve në vijim, kam urdhëruar që aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle, asetet e saj ajrore dhe fregatat shoqëruese të vendosen në Mesdhe”. Macron shtoi se avionë luftë Rafale, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe sisteme radarësh janë dërguar gjatë orëve të fundit në Lindjen e Mesme.
KOHA JONË SONDAZH

