Macron shkel syrin, dhe sulmon me takt Trumpin
Vizita e Presidentit Frances, Emmanuel Macron në SHBA, ka ngjallur mjaft interes. Pas mikpritjes së zjarrtë dhe duartrokitjeve që zgjatën për tre minuta, Presidenti francez Emmanuel Macron e përdori fjalimin e tij në Kongresin Amerikan për të denoncuar nacionalizmin dhe izolimin, politika që sipas tij, janë një kërcënim për prosperitetin global.
Fjalimi i Macron në Kongres u interpretua gjerësisht si një sulm elegant ndaj axhendës së Trumpit, “Amerika e Para”. Macron gjithashtu foli për ndryshimet mes Francës dhe SHBA-së në kuadër të tregtisë globale, Iranit dhe ambientit, disi në kontrast me sjelljen e tij gjatë ditëve të para të vizitës në SHBA.
“Izolimi, tërheqja dhe nacionalizmi mund të jenë tunduese për ne si një ilaç i përkohshëm për frikën tonë. Por, mbyllja e derës ndaj botës nuk do të ndalojë evolucionin e saj. Mbyllja e derës ndaj botës nuk qetëson, por ndez edhe më shumë frikën e qytetarëve tanë. Ne nuk do të lejojmë që nacionalizmi ekstrem të trondisë një botë plot shpresa për prosperitet më të madh”,-deklaroi Macron.
KOHA JONË SONDAZH

