Macron si Basha: Të krijojmë Agjencinë Europiane për Mbrojtjen e Demokracive
Presidenti francez, Emmanuel Macron, vendi i të cilit është përfshirë në protesta të fuqishme prej shumë javësh, në një editorial për Project Syndicate, duket se ka reflektuar, jo vetëm për sfidat e vendit të tij por për të gjithë Europën.
Macron propozon një dalje me ”tri rrugë” nga kriza e tanishme europiane. Ai është i shqetësuar për zgjedhjet dhe demokracinë. Për këtë ai propozon krijimin e një Agjencie Europiane për Mbrojtjen e Demokracive për të mbikqyrur proceset zgjedhore nga manipulimet dhe sulmet kibernetike.
Ai është në një linjë me kreun e PD-së, Basha i cili ka dorëzuar mandatet parlamentare të partisë që drejton për të krijuar alarmin e asaj që konsideron si vjedhje dhe manipulim të zgjedhjeve dhe rrezikim të procesit zgjedhor si thelb i demokracisë.
KOHA JONË SONDAZH

