Macron takon emigrantin “spiderman”, i jep nënshtetësinë dhe punë
Nga një emigrant i thjeshtë, 22-vjeçari nga Mali është shndërruar në heroin e ditës në Francë. Mamoudou Gassama ngjiti pas asnjë lloj mbrojtje 5 kate të një ndërtese duke u kacavjerrë nëpër ballkone për t’i shpëtuar jetën një fëmije që ishte duke rënë.
Presidenti Macron e priti 22-vjeçarin në pallatin Elize ku e falenderoi personalisht. Prej gjestit të tij spontan, emigranti tani do të marrë nënshtetësinë franceze e do t’i bashkohet repartit të zjarrfikësve.
Më herët falenderime i përcolli edhe kryetarja e bashkisë së Parisit Anne Hidalgo, e cila tha se Mamoudou kishte mbërritur nga Mali disa muaj me pare me shpresën e një jetë më të mirë në Francë.
KOHA JONË SONDAZH

