Maduro në pranga, venezuelianët: Mund të shohim sërish dritë në fund të tunelit
Venezuelianët kanë shprehur reagimet e tyre pas arrestimit të presidentit Nicolas Maduro. Shpresë, frikë por dhe pasiguri ka shoqëruar qytetarët. Njerëzit nisën të dilnin në sheshe duke festuar pas arrestimit të Maduros.
Me flamuj të Venezuelës dhe të SHBA qytetarët janë shprehur të lumtur për arrestimin e Maduros megjithëse mbeten ende të paqartë se si do të vijojë situata në vendin e tyre.
Venezuelianët në Buenos Aires u mblodhën dje pranë obeliskut të qytetit për të festuar pas operacionit ushtarak amerikan në Venezuelë. Klima politike mbetet e tensionuar dhe mbetet për t’u parë në vijim se si do të menaxhohet situate.
KOHA JONË SONDAZH

