Maduro u tradhtua nga zv/presidentja e Venezuelës? Robelli: Si ndryshoi retorika e saj dhe e Trump

”Maduro u tradhtua nga zv/presidentja e Venezuelës”, kështu shprehet gazetari Enver Robelli, sipas të cilit ndërhyrja nuk është për demokraci apo për të drejtat e njeriut, por për naftën. ”Mendoj që ndërhyrja në Venezuelë është zbatim i doktrinës së re ku shtetet e tjera nuk guxojnë të përzihen, nuk është as për demokraci as për të drejtat e njeriut. Mendoj që Maduro sipas shumë disa politologëve nga Karakasi që sot kanë folur mendoj që Maduro është tradhtuar nga rrethi i tij i ngushtë; nënpresidentja Rodriguez, e cila tani po ushtron postin e presidentit të Venezuelës. Ajo fillimisht pati deklarata mjaft të ashpra tani e ndërroi komplet tonin dhe tha që është e gatshme të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjejë një zgjidhje.

Situata nuk mund ta quaj bardhë e zi. U fut zoti Trump me njësitë e tij speciale, e hoqi një faqezi, të cilit ja ka parë sherrin gjithë Amerika. Drogat në Shtetet Bashkuara të Amerikës shumica nuk vijnë nga Venezuela, vijnë nga vendet e tjera dhe po ta kishte hallin aty presidenti Trump nuk do ta lironte nga burgu. Ishte i dënuar me burg të përjetshëm kryetari i Hondurasit që ishte në Shtetet Bashkuara të Amerikës dhe para disa javësh e liroi me dekret, e liroi nga burgu. Janë çështje paksa që e vërteta është diku në mes dhe nuk është bardhë e zi. Kështu e shoh unë këtë situatë”.

Sipas tij, pushteti nuk mund të ndryshohet me ndërhyrje nga jashtë, por përmes një procesi tranzitor që çon në zgjedhje të lira. Zv/presidentja që ushtron detyrën e presidentes është mandatuar fillimisht për 90 ditë, me mundësi zgjatjeje, dhe brenda gjashtë muajsh duhet të krijohen kushtet për zgjedhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Nobelistja e Venezuelës liderë e opozitës me të cilën u mllefos shumë zoti Trump, sepse faktikisht ja mori Nobelin nga duart. Për një moment u degradua nga zoti Trump, u quajt e parëndësishme, tha që ajo nuk ka autoritet më në Venezuelë. Ajo nuk mund të marrë pushtetin në Venezuelë, sepse e udhës do të ishte që në Venezuelë pas kësaj ngjarje të krijohej një hapësirë kohore për organizimin e zgjedhjeve të lira.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nënpresidentja që po ushtron tani detyrën e presidentes ajo është zgjedhur për 90 ditë për të ushtruar këtë detyrë. Parlamenti ka të drejtë t’ia vazhdojë edhe për 90 ditë këtë funksion. Brenda gjashtë muajve do duhej të ishte e mundur të organizoheshin zgjedhje në Venezuelë në mënyrë që qytetarët me vullnetin e tyre të lirë të zgjidhnin udhëheqjen që ata e dëshirojnë dhe jo të veprohet në një lloj puçi nga jashtë ku thelbi i të gjitha negociatave dhe të gjitha çështjeve është nafta, nafta dhe vetëm nafta”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?