Majko për situatën në Kumanovë: Shqiptarët po paguajnë “sallatën maqedonase”
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka dënuar sulmin me armë të policisë maqedonase ndaj popullsisë shqiptare në Kumanovë, ku deri tani flitet për 5 persona të vrarë dhe kanë mbetur të plagosur 15 policë maqedonas.
Majko ka shkruar në rrjetin social Facebook se në Maqedoni është e vështirë të bësh dallimin, nëse operacioni është ‘policor apo “ushtarak”.
“Me shqetesim po ndjek situaten ne Maqedoni. Ne kete shtet e ke te veshtire te besh dallimin midis operacionit “policor” dhe atij ushtarak. Shkupi eshte i denuar te prodhoje ose dialog ose te kundertin e vet si nje shembull rajonal per mire ose keq”, shkruan Majko.
Sipas tij, populli shqiptar në maqedoni po vuan drejtimin e paditur të qeverisë vendase, e cila ende nuk e ka zgjidhur problemin e pushtetit.
“Kjo qe po ndodh aktualisht eshte shqetesuese pasi qeverisja e rraskapitur e Shkupit po shkon ne drejtim te paditur. Ne Maqedoni kriza po merr permase midis nje pale qe nuk po qeveris dot dhe nje pale qe nuk e merr dot pushtetin. Ne mes jane shqiptaret qe po paguajne me cmim te larte ne menyra te ndryshme “sallaten maqedonase” përfundon reagimin e tij deputeti i PSsë Majko.