Makina merr përpara turmën me njerëz në Gjermani, raportohet për viktima
Bota E Martë, 16 Mars 2021 19:54
Një makinë përplasi një grup njerëzish në qytetin lindor gjerman Leipzig, duke vrarë dy persona dhe duke lënë dy të tjerë të plagosur, njoftoi policia.
Autoritetet besojnë se ky ishte një aksident, ndërkohë mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi incidentin.
Makina drejtohej nga një burrë 50-vjeçar, njoftoi agjencia e lajmeve DPA.
Sakaq nuk ka informacione të menjëhershëm mbi identitetin e viktimave.