Makina përplaset me kamionin, humbin jetën 13 persona
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën në Kaliforninë Jugore të martën më 2 mars, kur makina e tyre u përplas me një kamion.
Dyshohet se personat po përpiqeshin të hynin ilegalisht në SHBA, duke thyer një gardh në kufirin SHBA-Meksikë, sipas Doganës dhe Patrullës Kufitare.
“Një thyerje gardhi u raportua të martën në mëngjes dhe agjentët shqyrtuan videon e mbikëqyrjes cila tregoi dy automjete që largoheshin nga zona në afërsi të prishjes së gardhit,” thanë autoritetet.
Një SUV Ford që kishte 25 persona u përplas me një kamion, ku 13 prej tyre humbën jetën, sipas California Highway Patrol.
“Të gjithë dyshohet se kanë hyrë në SHBA në mënyrë të paligjshme,” tha patrulla kufitare.
Të plagosurit pësuan dëmtime në kokë, gjoks dhe fraktura të rrezikshme për jetën, raporton ABC.
“Ne lutemi për viktimat e aksidentit dhe familjet e tyre gjatë kësaj kohe të vështirë,” tha shefi i patrullës së sektorit El Centro Gregory Bovino në deklaratën e së mërkurës lëshuar nga patrulla kufitare.
“Ata që mendojnë të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme duhet të bëjnë një pushim dhe të ,mendojë për rreziqet që shumë shpesh përfundojnë në tragjedi.”