Makineria që nxjerr ujë “nga hiçi”
Enrique Veiga, një inxhinier 82-vjeçar spanjoll, është shpikësi i një makinerie që mund të nxjerrë ujë të pijshëm nga atmosfera, madje edhe në shkretëtirë. Aparati i tij ka nisur që të përdoret në disa zona rurale të Namibisë dhe në një kamp refugjatësh libanezë.
Prototipin e parë të kësaj makinerie, Veiga e ka krijuar në vitin 1990, gjatë një thatërise që përjetoi Spanja. Tani, ndërmarrja që drejton ai, ka krijuar një linjë makinerish për të ndihmuar rajonet ku ka më pak ujë.
Sistemi me të cilin punon kjo makineri përdor një mekanizëm elektrik të ngjashëm me atë të ajrit të kondicionuar, përfshirë në temperaturat 40 gradë dhe me lagështi vetëm 10%.
Një makineri me përmasa të vogla mund të nxjerrë 50-70 litra ujë në ditë, ndërsa një version më i madh i kësaj makinerie mund të nxjerrë deri në 5 000 litra ujë në ditë.