Makthi me koronavirusin në anijen ‘Diamond Princess’, SHBA do të evakuuojë shtetasit e saj në bord
SHBA do të evakuuojë të gjithë shtetasit e saj të cilët ndodhen në anijen kruizer ‘Diamond Princess’ afër Japonisë.
380 qytetarë amerikanë ndodhen në anijen me 3600 pasagjerë nga të cilët 285 janë të prekur me koronavirus.
Prej ditësh anija është ndaluar dhe nuk lejohet të ankorohet askund përvecc afër portit të Yokohama-s ndërkohë asnjë pasagjer nuk është larguar nga anija e kthyer në karantinë vecc atyre të konfirmuar me koronavirus që janë transportuar në një karantinë në Japoni.
Qeveria amerikane e ka marrë tashmë vendimin ndërsa ambasada e tyre në Tokio i ka bërë me dije të detajet të gjithë qytetarëve amerikanë në bordin e ‘Diamond Princess’.
Nëqoftë amerikanët vendosin të kthehen në SHBA, atëhere më 16 shkurt me anë të një avioni të posaccëm do të largohen nga Japonia dhe do të vendosen në një karantinë në SHBA.
Nëse nuk do të dëshirojnë të kthehen në SHBA, atëhere për një periudhë kohe të caktuar në të ardhmen do e kenë të ndaluar të futen brenda territorit.