Mal i Zi, shqiptarët kërkojnë vetëqeverisje lokale me qendër në Tuz
“Zëri i Amerikës” raporton nga i dërguari i saj në Mal të Zi se, në zonën e Malësisë me shumicë shqiptare, që prej më shumë se dy dekadash, kërkohet vazhdimisht e drejta e vetëqeverisjes lokale, që nënkupton themelimin e komunës së plotë me seli në Tuz, si të gjitha komunat tjera në Mal të Zi. Forcat politike shqiptare akuzojnë pushtetin qendror të Malit të Zi për gjendjen e krijuar dhe përfaqësuesit e partisë në pushtet theksojnë se nuk e kundërshtojnë statusin e komunës së plotë të Tuzit në Malësi