Mali i Zi ndalon transmetimin e programeve serbe

Autoritetet malazeze kanë ndalur transmetimin e përmbajtjeve programore të Televizionit nga Serbia, TV Happy për gjashtë muaj për shkak të “nxitjes së urrejtjes”.

Vendimi është marrë nga Këshilli i Agjencisë për Media Elektronike në Mal të Zi, sipas të cilit theksohet se ky vendim është marrë për shkak se në një periudhë kohore në këtë televizion, pikërisht në emisionin “Mirëmëngjesi Serbi” ka pasur përmbajtje programore që ka nxitur urrejtje, intolerancë dhe diskriminim ndaj pjesëtarëve të nacionalitetit malazez.

“Agjencia për Media Elektronike kishte parasysh se përmbajtjet programore përdorin shprehje nënçmuese, fyese ose shqetësuese që nxisin emocione të forta negative, shprehje armiqësie ose dëshirë për diskriminim, si dhe nënçmojnë ose zhvlerësojnë malazezët, duke mohuar kombësinë dhe identitetin e tyre”, thuhet në njoftimin e AME-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

AME vlerësoi se në përmbajtjet e përmendura të këtij televizioni janë keqpërdorur të drejtat e lirisë së shprehjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Duke vlerësuar se kjo është një çështje e interesit publik, mbrojtja e së cilës kërkon zbatimin e masave për të parandaluar nxitjen e urrejtjes, AME arriti në përfundimin se është e justifikuar të kufizohet transmetimi i emisionit problematik për një periudhë gjashtëmujore”.¸thuhet më tej në njoftim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?