Mali i Zi, në një rrugë kisha katolike, kisha ortodokse dhe xhami

– Xhamia dhe dy kisha – 

Në fillim të rrugës Grebajska, gjendet xhamia e Vezirit. Sipas të dhënave historike, kjo është xhamia më e vjetër në Guci. Sipas legjendës popullore, e ka ndërtuar veziri i Shkodrës nga familja Bushatlli, në shekullin e XV. Nga pikëpamja arkitektonike xhamia e Vezirit, me bazë katrore, paraqet një shembull tipik i arkitekturës islame në këtë rajon.

50 metra më larg është ndërtuar edhe kisha ortodokse serbe. Atë e ka ndërtuar mbreti Aleksandri në vitin 1926. Kjo kishë me një nef qendror, është ndërtuar me gurë të fortë të papërpunuar. Në të njëjtën rrugë, gjendet edhe kisha katolike Shën Anton, e cila është ndërtuar në vitin 1933. Kjo kishë me dekada paraqet vend të jetës shpirtërore dhe kulturore të besimtarëve.

Që shembulli i respektit të ndërsjellë të çdo feje duhet tu shërbejë të gjithëve, konsideron edhe kryeimami në Guci, Reshad Dautoviç. Ai beson se kjo që në një rrugë gjenden tre objekte kulti nuk është vetëm pasuria e Gucisë, por edhe shtetit të Malit të Zi. 

“Gucia është një çarshi e vogël, por këtu ka shumë gjëra të bukura. Njëra prej tyre është edhe fakti që kemi tre objekte në vetëm 100 metra. Gucia është një mjedis i përzier, ku jetojnë njerëzit të përkatësive të ndryshme fetare, që dëshmojnë edhe këto objekte kulti. Të gjitha janë në një rrugë. Kjo gjë kurrë nuk ka qenë problem për askënd dhe nuk duhet të jetë problem. Kjo është pasuria e këtij vendi, por edhe pasuria e shtetit. Ky është shembull i bashkëjetesës, i cili duhet tu shërbejë të gjithëve”, është mesazhi i kryeimamit të Gucisë, Reshad Dautoviç.

– Myslimanët dhe të krishterë e ndërtuan bashkë kishën – 

Banorët më të vjetër të Gucisë shpesh tregojnë se të gjitha fetë në këtë qytezë ishin gjithmonë bashkë edhe në kohët e vështira. Luftërat dhe fatkeqësitë natyre edhe më shumë i bashkuan njerëzit. Novak Vujaçiç, banor i Gucisë thotë se fakti që xhamia dhe dy kishat gjenden 100 metra larg njëra- tjetrës dëshmon se në këtë qytet jetojnë njerëzit që bashkëpunojnë ngushtë.

Ai posaçërisht theksoi shembullin e rinovimit të kishës, kur kontribute të tyre ofruan edhe anëtarët e komuniteteve të ndryshme. “Në rinovimin e fundit të kishës, kanë kontribuar edhe qytetarët e përkatësive të tjera fetare. Shumë kanë kontribuar edhe myslimanët edhe krishterët. Ky është edhe një shembull i harmonisë, bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë”, thotë banori i Gucisë Novak Vujaçiç.

– Harmonia ndërfetare – 

Palo Gjekaj, banor i këtij vendi, i cili prej vitesh jeton në Dubrovnik është shumë i lumtur ngaqë vendi i tij lindjes Gucia dëshmon një mesazh të respektit të ndërsjellë. “Mendoj që pak vende në Malin e Zi kanë harmoni të tillë të marrëdhënieve ndërfetare. Edhe në këtë vend kaq të vogël, ku janë të pranishme tri religjiione, kjo është një pasuri e vërtetë dhe tregon një harmoni ndërfetare dhe ndërnjerëzore. Ky është një mjedis vërtet i bukur, me njerëzit e mirë, ku ekziston respekti i ndërsjellë”, ka thënë për AA Palo Gjekaj. 

Tabela në hyrje të Gucisë, e cila tregon të njëjtin drejtim për xhaminë, kishën katolike dhe kishën ortodokse, dëshmon se diversitetet mund të jenë një shans për njerëzit të jetojnë në harmoni dhe paqe.

SHKARKO APP