Mali i Zi voton për Presidentin e ri, vendi gjendet në ‘‘udhëkryq‘‘

Sot Mali i Zi mban zgjedhjet presidenciale dhe voton për kreun e ri të shtetit. 7 janë kandidatët, por favorit është Milo Gjukanoviç.

Këto janë zgjedhjet e para presidenciale që nga përmbysja e Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit aktual Milo Gjukanoviç që ishte në pushtet më shumë se tre dekada, kur në gusht të vitit 2020, Fronti Demokratik pro-serb dhe pro-rus, Demokratët dhe lëvizja URA fituan shumicën në parlament.

Zgjedhjet presidenciale po zhvillohen në një mjedis krize institucionale dhe politike, kur dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale u shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare për në qershor.

SHKARKO APP