Maloku: Serbia s’do ta njohë Kosovën për edhe 5 vite
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Naim Maloku, thotë se vizita e ministrit serb, Ivica Daçiç, do të ndodhte një ditë. Sipas tij, këtë vizitë nuk mund ta quajmë historike, porse të rëndësishme për të ardhmen e të dyja vendeve.
Në një bisedë për "Indeksonline", ai thotë se vizita e djeshme e Daçiçit, është një hap i vogël në procesin e pranimit të njohjes së shtetit të Kosovës. Maloku tha se nuk pret që njohja të ndodhë së paku edhe për 5 vitet e ardhshme.
“Është një hap i vogël në procesin e pranimit të dyanshëm të shteteve. Kosova normalisht e pranon Serbinë, mirëpo Serbia duhet ta bëjë hapin. Nuk mund të presim që në një të ardhme të afërt, së paku edhe për 5 vite të ndodh njohja nga ana e Serbisë. Mirë që është hap zyra e Kosovës në Serbi, gjithë këto besoj se do ndikojnë në përmisimin e raporteve të të dyja shteteve”, ka shtuar Maloku.
KOHA JONË SONDAZH

