“Mami, të dua”, i riu vdes pasi hëngri një kërmill për sfidë
Bota E Shtunë, 11 Shtator 2021 08:34
Një lojtar i talentuar regbie në Australi humbi jetën pasi hëngri një kërmill.
Sam Ballard ndërroi jetë pasi i tha mamasë së tij, Katie: “Të dua shumë”.
19-vjeçari mbeti i paralizuar pasi gëlltiti një kërmill si një bast që kishte vënë për ditëlindje.
Por ai nuk e dinte se kërmilli ishte i infektuar.
I riu kaloi në koma për më shumë se 420 ditë për shkak të infeksionit të rëndë në tru.
Pasi kaloi tre vjet në spital, ai ndërroi jetë të premten.

