Maqedoni, Aleanca Shqiptare: Gjuha shqipe të bëhet zyrtare, ose themelojmë parlamentin tonë

“Ne do të largohemi nga ai parlament dhe do ta bëjmë parlamentin e shqiptarëve e më pas do ta zyrtarizojmë gjuhën shqipe aty ku janë shqiptarët”, tha Sela në rtv21 të Maqedonisë.

Sipas tij, shqiptarët më nuk do të pranojnë mashtrim nga partitë maqedonase dhe se është momenti i fundit kur shqiptarët duhet ti realizojnë të drejtat e tyre si popull i barabartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sela po ashtu ka thënë se pa u votuar ligji për gjuhën shqipe, blloku i partive shqiptare nuk e voton qeverinë e re të Maqedonisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Fillimisht duhet të votohet ligji për gjuhën shqipe, e më pas ne e mbështesim atë subjekt politik që i realizon brenda 100 ditësh premtimet tjera. S’ka rëndësi cila parti maqedonase është ajo, por cilado që është duhet t’i mbajë premtimet”, ka thënë Sela.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?