Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 09:40 Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij Një 23-vjeçar është arrestuar në Mirditë, pasi dyshohet se së bashku me vëllanë e tij 31-vjeçar ka plagosur rëndë një 38-vjeçar me mjete të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Maqedoni e Veriut: Pagë e mjerueshme për “Made in Europe”

Bota E diel, 26 Janar 2020 14:42
Maqedoni e Veriut: Pagë e mjerueshme për “Made in Europe”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Made in Europe”- Sigla e veshjeve lë të kuptohet prodhimin në kushte korrekte pune. Por kjo shpesh është vetëm fasadë: Në Maqedoninë e Veriut rrobaqepëset punojnë për një pagë të mjerueshme. “Made in Europe” – kjo tingëllon për blerësit e veshjeve të tekstilit si një sigël për kushte korrekte pune në prodhimin e tyre. Por në të vërtetë rrobaqepëset rropaten për një pagë qesharake. Matur në raportin e kostove të jetesës, kjo pagë është nën nivelin e pagave në Azinë Juglindore.

Në Makedonka, ku dikur ka qenë qendra e industrisë jugosllave të tekstileve, punonin rreth 9000 vetë dikur dhe fabrika u përkiste të punësuarve, shefi nuk fitonte gjë më shumë se punëtorët. Ndërmarrjet funksiononin sipas sistemit të vetadministrimit jugosllav. Po ashtu edhe kushtet e punës ishin mjaft të mira e madje pranë fabrikave kompleksi kishte edhe kopështe fëmijësh për fëmijët e të punësuarve. Kjo ishte pra një zonë e zhvilluar me socializmin e fillimit të viteve 90-të.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sot në Stip në Maqedoninë e Veriut, pikërisht në të njëjtin vend, ende vazhdojnë të punojnë 9000 vetë në industrinë e tekstilit, shumica janë gra, pothuajse asnjëra prej tyre nuk fiton më shumë se pagën minimale ligjore në Maqedoninë e Veriut: 200 Euro në muaj. Kjo pagë është më e ulët se në Bangladesh apo në Kinë – në raport me kostot e jetesës. Në Maqedoninë e Veriut kostot e jetesës janë katër herë më të larta se paga minimale. Për një familje me katër pjesëtarë duhen 750 Euro.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Lufta për një pagë të drejtë: Këtë qëllim i ka vënë vetes Kristina Ampeva. Ajo ka punuar vite të tëra si rrobaqepëse. Meqënëse ngriti krye kundër pagës për mëshirë, atë e pushuan nga puna. Tani Kristina lufton në një mënyrë tjetër për rrobaqepëset. Ajo ka krijuar rrjetin e saj „Glasen Tekstilek” (Zëri i punëtorëve të tekstilit), që e financon nga donacionet. “Unë nuk mundesha të krijoj një këshill profesional, punëtoret as nuk e dinë se çfarë është kjo dhe se si funksionon përfaqësimi i të drejtave të punëtorëve. E vetmja mundësi ishte të themeloja një organizate për t’u vetëndihmuar, që më në fund të luftojë kundër shfrytëzimit të punëtoreve”.

Mund t'ju interesojë

Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritura për Ukrainën

Takimi në Kinë Trump Putin Xi: Merz i kërkon Trumpit të shmangë marrëveshjet e papritur...

Para 43 minutash
Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj...

Para 1 ore
Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Para 2 orësh

Kushte katastrofale pune

Rrobaqepëset jo vetëm që paguhen keq, por edhe trajtohen keq. Puna monotone me trupin vazhdimisht të kërrusur, pluhuri i copave, fabrikat pa ngrohje në dimër dhe të nxehta në vapën e verës. Orë shtesë pune të papaguar, punë me detyrim edhe në fundjavë.

Rrobaqepësja Katarina bën pjesë në rrjetin e Kristinas dhe tregon për gjendjen në fabrika: „Pati një problem me një kolege që punon direkt pranë meje. Shefi i bërtiti asaj, sepse kishte qepur vetëm tre copë, ndërkohë që unë pata bërë dhjetë. Ai i ulërinte asaj duke i thënë, bëj më shumë, bëj më shumë.”

Katarina nuk del dot nga puna. Ajo është e shkolluar si infermiere, por duke mos pasur miq nuk arrij të gjej një punë në shëndetësi, na thotë. Vetëm nëse i jap ryshfet ndokujt. Katarinas do t’i duhet të vazhdojë të qepë për 200 Euro në muaj. „Në dhjetë vjet, qëkurse unë punoj, nuk kam pasur asnjë fundjavë të lirë dhe as nuk kam mundur të pagujë një herë pushime për vajzën time. Vajza është e mbarë, asnjëherë nuk më kërkon para për veshje të kushtueshme. Ajo blen vetëm gjëra të lira dhe mëson mirë. Eshtë e vështirë, o Zot, shumë e vështirë.”

Edhe në Maqedoninë e Veriut ka ndërmarrje, që paguajnë më shumë se paga minimale, që paguajnë orët shtesë dhe i përmirësojnë kushtet e punës. Moda është një sipërmarrje e tillë. Por klientët, e markave të njohura ndërkombëtare duan t’i blejnë ato për sa më pak para. Për qepjen e një këmishe që shitet 60 Euro, firma Moda paguan vetëm 3 Euro për prerjen, qepjen dhe ambalazhimin. Pas siglës „prodhuar në Europë”, me të cilën bëjnë reklamë koncernet, fshihet rëndom paga e ulët dhe shfrytëzimi.

Angel Dimitrov nga firma Moda Stip na thotë:„Markat e mëdha të huaja përpiqen të realizojnë standarde më të larta sociale. Por këto standarde kushtojnë para. Këto duhet t’i paguajmë ne, sepse koncerni nuk paguan. Ata duan standarde, por nuk duan të paguajnë vet.”

Shkup

Gjendja edhe në vendet tjera të Ballkanit e ngjashme

Kristina Ampeva, aktivistja e tekstileve, përpiqet të bashkojë grupime të ndryshme që të luftojnë për kushte më të mira pune. Autoritetet shtetërore të mbikqyrjes, sipërmarrësit, organizatat joqeveritare nga vendet fqinjë. Situata në të gjithë Ballkanin është e njëjtë, shfrytëzim në kurriz të dinjitetit njerëzor, thotë Aleksandra Vidanovic nga Olof Palme International Center Serbi: „Disa punëtore në Serbi i kanë detyruar të mbajnë pelena, sepse nuk lejoheshin të bënin pushim për të shkuar në tualet. Kjo është shkelje e të çdo të drejte të njeriut.”

Por jo vetëm aktivistja, edhe markat ndërkombëtare nuk duan më t’i pranojnë kushtet jo normale të punës. Një sipërmarrjeje subkontraktuese në Maqedoninë e Veriut iu hoq e drejta e ekskluzivitetit nga i vetmi porositës, prodhuesi gjerman i këmishëve Olymp. Mark Bezner nga Olymp Bietigheim: „Ne vendosëm disa kërkesa që t’u përgjigjeshin standardeve tona duke rregulluar konform edhe pagat e punëtoreve. Në fund kjo sipërmarrje nuk iu përgjigj më kërkesave tona.”

Vazhdimisht ai kishte kërkuar, na thotë Mark Bezner, që të përmirësoheshin kushtet. Olymp për këtë i paguante më shumë kontraktuesit Stobi. Por ky nuk bënte asgjë. Kjo bëri që Stobi të falimentojë dhe 250 punëtore janë të prekura tani. Presioni i koncerneve të mëdha është në rritje, sepse duan të ruajnë imazhin. Konsumatorët janë sensibilizuar dhe ka gjithnjë e më pak syresh që pranojnë të blejnë tekstile të prodhuara në kushte jo njerëzore.

Etiketat e lidhura

Maqedoni e Veriut
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij
Para 4 minutash

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 19 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!
Para 30 minutash

Sot sulmon Erion Veliaj, nis sms anëtarëve të Asamblesë: PS nuk është Edi Rama!

168 ditë revoltë, Tirana në protestë kombëtare! Studentët, qytetarët dhe Diaspora kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Para 41 minutash

168 ditë revoltë, Tirana në protestë kombëtare! Studentët, qytetarët dhe Diaspora kërkojnë dorëheqjen ...

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 9 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 12 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 13 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.