Maqedoni e Veriut: Shënohet viktima e 29-të nga koronavirusi, 27-vjeçarja solli në jetë një fëmijë disa ditë më parë
Ministri i Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet një stautsi në Facrbook, para pak minutash, ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë gruaja 27-vjeçare nga Kumanova e prekur nga Covid-19.
Ajo para pak ditësh solli në jetë fëmijën e saj, por nuk arriti dot të fitonte luftën me koronavirusin duke ndërruar jetë pasditen e sotme.
”Ministria e shëndetësis me keqardhje ju njofton se lehona 27-vjeçare nga Kumanova ndroj jetë e cila ishte pozitiv në Covid-19.
Ajo pati një lindje të parakohëshme më 30 mars në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Shkup, lindi një djalë i cili doli me test negativ ndaj virusit.
Lehona u transferua në Klinikën e Sëmundjeve Infektive më 31 mars për shkak të përkeqësimit të pasqyrës klinike dhe vështirësive në frymëmarrje. Pas gjithë përpjekjeve të mjekëve, zhvillimi i shpejtë dhe agresiv i sëmundjes ishte fatal.
Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës informon se foshnja është në gjendje të mirë, ende është në kujdes intensiv dhe nën mbikëqyrjen të vazhdueshme nga stafi mjekësore i klinikës.”
Gruaja ishte viktima e 29-të në Maqedoninë e Veriut nga Covid-19 dhe janë regjistruar 677 të infektuar.