Maqedoni, Petkovski: Pajisja për përgjim është sekret shtetëror

Ish-kryetari i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e ndjekjeve të komunikimeve, Tito Petkovski, thotë se që kur ai ka qenë kryetar i Komisionit, ka qenë sekret publik nese është porositur një pajisje për përgjim.

Petkovski thotë se thuajse për asnjë pyetje që e ka parashtruar, e që ka pasur lidhje me pajisjen e përgjimit ose me paratë shtesë në buxhetin e MPB-së ose DSK-së, nuk ka marrë përgjigje, as në seancë të Komisionit e as në seancë plenare. I pyetur se për çfarë pajisje bëhet fjalë në audio- regjistrimet nga telefonatat që i publikoi lideri opozitar Zoran Zaev, Petkovski thotë se: “Në vitin 2011, kishte 8 milion euro shtesë në buxhet dhe edhe pse disa herë pyeta cili është qëllimi i këtyre parave, mora përgjigje se bëhet fjalë për informacion të klasifikuar i cili mund të thuhet vetëm në seancë të mbyllur për të cilin duhet të pajtohen 82 deputet gjegjësisht dy e treta e shumicës".  Sipas tij, pajisja e përgjimit është porositur disa herë. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?