Maqedoni, reshjet marrin viktimën e parë, një fëmijë 7 vjeç
Një fëmijë 7 vjeç ka humbur jetën, pasi u mbyt në ujërat e një lugine, në fshatin Nikushtak.
Tragjedia ndodhi sot rreth orës 13.00, kur fëmija së bashku me të vëllanë e tij më të rritur, po kapërcenin luginën e mbushur me ujë.
Në momentin që kalonin, si pasojë e reshjeve të shumta, një masë e madhe uji erdhi me shpejtësi, duke tërhequr me vete të dy fëmijët. Një kalimtar i rastit pa se si dy fëmijët po mbyteshin dhe u hodh për t’i ndihmuar, por arriti të shpëtonte vetëm njërin prej tyre. Dy vëllezërit e vegjël po shkonin për në shkollë.
KOHA JONË SONDAZH

