Maqedoni, rreth 64% e qytetarëve përgjohen nga shërbimet sekrete
Sipas anketës, 63.6% mendojnë se shërbimet sekrete i përgjojnë komunikimet ndër-njerëzore të personave që i konsiderojnë si kundërshtarë, ndërsa 16.3% që nuk besojnë se kjo ndodh si dhe 20.1% të banorëve mbeten neutralë në lidhje me këtë çështje.
Në pyetjen se a e thonë lirisht mendimin e tyre banorët e Maqedonisë, 53% mendojnë që jo dhe arsyeja kryesore për këtë është nga frika mos të kenë pasoja ata dhe familja e tyre (81.3% mendojnë kështu).
“Perceptimi për ekzistimin e frikës në shoqëri rritet te personat më të arsimuar. Thuajse dy të tretat e njerëzve me arsim të lartë mendojnë se banorët e Maqedonisë nga frika nuk flasin publikisht”, theksoi Lupço Petkovski nga QMEE.
Më shumë se gjysma e qytetarëve të Maqedonisë (57.7%) besojnë se qeveria ka të dhëna për kë kanë votuar ata. Madje një numër i lartë i banorëve 73.4% besojnë se protesta spontane në vend nuk ka por ata janë të nxitura nga qendra të ndryshme të fuqisë.
Anketa është realizuar në mënyrë telefonike nga OJQ “Reaktor” në periudhën prej 25 shkurt-19 mars 2014.