Maqedoni, “të padëshirueshme” ekipet e shpëtimit nga Shqipëria e Kosova?!
Qeveria e Maqedonisë ka pranuar ofertën për ndihmë me ekipe shpëtimi nga Serbia dhe Bullgaria, për të ndihmuar në zonat e përmbytura, por nuk ka pranuar atë të ofruar nga Shqipëria dhe Kosova.
Këtë e ka theksuar analisti politik Arsim Zekolli duke shkruar:
“Pse qeveria pranon ndihmën e ofruar dhe lejon që ekipet nga Serbia dhe Bullgaria të ndihmojnë në zonat e përmbytura dhe jo nga Shqipëria dhe Kosova? Edhe pse ato njësoj kanë ofruar ndihmë.
Qeveria e Kosovës që në orët e mëngjesit të ditës së diel ishte ndër të parat që ka ofruar ndihme me ekipe shpëtimi, përfshirë vënien në disponim të trupave të FSK-së, që janë trajnuar për operacione shpëtimi nga ana e NATO-s. Po ashtu, edhe ushtria shqiptare dhe ekipe të shpëtimit janë të trajnuar sipas standardeve më të reja, dhe duke pasur përvojat e vërshimeve në Shqipëri”.
KOHA JONË SONDAZH

