Maqedoni, Turqia jep donacion 2 milionë $ për ushtrinë

Jolevski theksoi se ky donacion përbëhet nga pajisje të reja me kualitet të lartë për standardet e NATO-së dhe kjo  do të jetë kontribut i rëndësishëm në furnizimin e pajisjeve dhe modernizimin e ARM-së.

Ambasadori i Turqisë në Maqedoni, Omur Sholendil, deklaroi se marrëdhëniet miqësore ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë në fushën e mbrojtjes janë një përparim dypalësh ndërmjet vendeve tona. “Maqedonia si zemra e Ballkanit, vend kryesor për prosperitet në rajon, dhe sigurisht për një kohë të shkurtë Maqedonia do të bëjë një hap të madh për anëtarësim në NATO, të cilën e meriton”.

Donacioni në vlerë prej 2 milionë dollarë, përfaqëson vazhdimin e donacioneve të përgjithshme të Turqisë, vlerë që deri më tani ka arritur 20 milionë dollarë. Turqia është vend i parë që dhuron pajisje ushtarake në Maqedoni dhe nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?