Maqedonia do të përfitojë 664,2 milion euro ndihmë nga BE
Me këtë rast, të dy zyrtarët nënshkruan një marrëveshje mbi ndihmën financiare për bashkëpunim ndërkufitar midis Maqedonisë dhe Greqisë. Besimi deklaroi se Maqedonia në shtatë vitet e ardhshme nga fondet e IPA-s në dispozicion do të ketë 664,2 milionë euro. Ai theksoi se ndihma financiare nga fondet evropiane do të jetë 320 euro për banorë.
Strategjia kombëtare e Maqedonisë mbulon fusha të tilla si integrimi i vendit në BE, zhvillimin socio-ekonomik dhe rajonal, politika sociale, arsim, bujqësi dhe zhvillim rural.
Komisioni Evropian më 19 gusht 2014 miratoi një plan të strategjisë kombëtare të propozuar nga Maqedonia.
Ambasadori i Bashkimit Evropian, në anën tjetër, ka theksuar se është shumë e rëndësishme që sot është nënshkruar edhe marrëveshja për ndihmën financiare për forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar midis Maqedonisë dhe Greqisë.