Maqedonia e Veriut shënon 6 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit, bien ndjeshëm shifrat e rasteve të reja

Maqedonia e Veriut ka shënuar 6 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Por lajmi i mirë është se këtë javë vendi fqinj e ka nisur me 37 raste të reja, një rënie drastike krahasur me ditët e tjera.

Të gjitha qytetet e Maqedonisë së Veriut kishin më pak se 10 raste të COVID-19, përfshi Shkupin, teksa vetëm Gjevgjeli kishte 12, por ishin të huaj.
Po ashtu 251 pacientë janë shëruar së fundmi nga virusi.
Totali tashmë në Maqedoninë e Veriut shënon 623 viktima, mbi 15 mijë të infektuar dhe 12 mijë e 486 të shëruar.

SHKARKO APP