Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë

Maqedonia e Veriut do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme edhe për 30 ditë për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.

Lajmin e ka konfirmuar presidenti Stevo Pendarovski gjatë një vizite në Kumanovë.

“Këshilli i sigurimit debatoi edhe për gjendjen e jashtëzakonshme. Nga qeveria dje më është dorëzuar propozim për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme. Vendimin do ta sjell në pajtim me kompetencat e mia kushtetuese dhe do të zgjas në 30 ditët në vazhdim. Unë sot në bazë të propozimit të ri të Qeverisë, do të sjell vendim për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 30 ditë të tjera”, tha Pendarovski.

Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 45 viktima nga Covid-19 dhe janë infektuar 974 persona.

SHKARKO APP