Maqedonia goditet nga një seri tërmetesh në 24 orët e fundit
Bota E Mërkurë, 27 Janar 2021 12:21
Maqedonia e Veriut është lëkundur nga një sërë tërmetesh përgjatë 24 orëve të fundit.
Epiqendra e tërmeteve ka qenë në afërsi të qytetit të Gostivarit, duke variuar në një madhësi prej 2.8 deri në 3.4 të shkallës rihter më i madhi.
Thellësia e tërmeteve ka variuar nga 2 deri në 10 km, ndërkohë që nuk dihet nëse ka pasur dëme materiale për shkak të lëkundjeve.