Maqedonia humb të drejtën e votës në OKB për shkak të një borxhi

Maqedonia ka humbur të drejtën e votës në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së, për shkak të një borxhi. Maqedonia e humbi këtë të drejtë më 25 janar për arsye se nuk ka paguar kontributin ndaj Organizatës Botërore.

Kontributi minimal ndaj organizatës është 24.606 dollarë. Kjo bëhet e ditur edhe përmes një letre që sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon i ka drejtuar presidentit të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së.

Kjo shumë e pagesës është një kontribut i caktuar ndaj organizatës botërore.
Përveç Maqedonisë, në listën e vendeve që nuk kanë shlyer këtë detyrim janë edhe Ruanda, Grenada, Kirgistani, Jemeni, Tonga, Vanatu, etj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?